E Shtunë, 31 Tetor 2026

Leku, zmbrapset ndaj valutave, dje dollari 92 leke

Gjate muajit tetor, kursi i kembimit nuk ka qene aspak ne favor te monedhes vendase, lekut, i cili eshte nencmuar dukshem ndaj dollarit amerikan, por edhe ndaj euros. Gjate kater muajve te fundit ne kursin e kembimit, leku ka humbur me shume se, 23 pike ne kembim me dollarin amerikan dhe te pakten tre pike ne kembim me euron. Nje dollar tani kushton 92 leke ne tregun e lire te kembimit valutor, nga me pak se 70 leke ne muajin gusht, gjithashtu nje euro kushton 123.5 leke nga 119 leke qe ishte gjate muajit gusht kur oferta sezonale ne euro kishte arritur kulmin. Sipas Bankes se Shqiperise, ne nje ekonomi te vogel dhe te hapur si Shqiperia, kursi i kembimit ka nje ndikim te madh ne aktivitetin ekonomik. Ato ndikojne inflacionin me nje efekt te drejtperdrejte mbi cmimet e te mirave perfundimtare, te importuara dhe me nje efekt te terthorte nepermjet cmimeve te se mirave te ndermjetme te importuara, te cilat ndikojne cmimet perfundimtare te se mirave dhe sherbimeve prodhuar ne vend, njofton Banka. Percimi i luhatjeve te kursit te kembimit ne cmimet e konsumit mund te jete i plote ose pjesor. Sipas Bankes se Shqiperise, percimi eshte i plote ne rastin kur nje zhvleresim 1% i kursit te kembimit con ne rritjen e cmimeve ne kohe me 1%, ndersa ne rastin kur rritja e cmimeve ne kohe eshte me e vogel se 1%, percimi eshte pjesor. Shqiperia ka nje regjim te kursit te kembimit te luhatshem qe percaktohet nga kerkesa dhe oferta ne tregun valutor.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›