Dy ore shi permbytin rrugen ne Shkoder dhe Lezhe
Reshjet e dendura te shiut te shoqeruar dhe me rrufe kane krijuar nje situate problematike gjate gjithe dites se djeshme ne qytetin e Shkodres ku disa akse kryesore jane bllokuar nga uji ndersa probleme ka paraqitur dhe trafiku i automjeteve. Akset me problematike qe jane mbuluar nga uji dhe kane pasur veshtiresi te kalimit te automjeteve kane qene rruga prane stadiumit Loro Borici rruga qe lidh lagjet Parruce dhe Xhabije si dhe shume rruge dytesore te qytetit. Me shqetesuese ka qene dhe fakti qe reshjet e dendura jane shoqeruar edhe me rrufe te fuqishme dhe ne disa zona te qytetit jane djegur me qindra pajisje elektroshtepiake. Pervec sasise se madhe te reshjeve te rena shkak per situaten jane bere dhe bllokimi i kanaleve te ujerave te bardha. Gjendja e krijuar dje u kujtoi shkodraneve permbytjet masive te fillimvitit duke rikthyer ankthin e permbytjeve. Reshjet e dendura te shiut qe kane zgjatur per me shume se dy ore kane krijuar probleme dje edhe ne qytetin e Lezhes. Dendesia e reshjeve ka bere qe te permbyten disa rruge te qytetit. Permbytje ka pasur ne lagjen Beselidhja si dhe ne rrugen nga spitali drejt qendres se qytetit. Mesohet se shkaku i permbytjeve ka qene mosfunksionimi i pompave thithese gje qe ka lejuar qe uji ne rruge te arrije ne disa centimetra. Permbytja e rrugeve eshte kthyer ne nje shqetesim per kalimin e kembesoreve dhe automjeteve.