E Shtunë, 31 Tetor 2026

Legalizimi procesi me i prekur nga korrupsioni

Rastet

Legalizimi i ndertimeve pa leje eshte nje nga ceshtjet me delikate dhe me me perparesi gjate viteve te fundit dhe perpjekjet e individeve per te perfituar sa me shume nga ky proces u kane hapur rrugen abuzimeve. Ne prill te ketij viti 4 punonjes te ALUIZNI-t u arrestuan me vendim gjykate per shperdorim te detyres dhe korrupsion pasiv. Ata u arrestuan pas 7 muaj hetimesh dhe u vune nen hetim pasi ne baze te kallezimeve te qytetareve te demtuar rezultonte se kundrejt ryshfetit kishin nisur proceduren e legalizimit per ndertime te paperfunduara brenda afatit te lejuar apo dhe ndertime mbi gjendjen faktike duke i perfshire ato ne hartat elektronike per tu dhene mundesi klienteve ne proces qe te vazhdojne perfitimin e siperfaqeve dhe ndertimeve te reja dhe pas vitit 2006. Per keto veprime ata perfitonin shuma nga 30.000 leke deri ne 1000 euro ne varesi te madhesise se ndertimit te legalizuar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›