E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mjeket e KEMP-it te Fierit ne arrest shtepie

Sqarim

Mjekja Tushe Qalliu dhe koleget e saj qe u arrestuan disa muaj me pare me akuzen per korrupsion pasiv vazhdojne te jene ne hetim dhe ndodhen ne arrest shtepie. Mjekja Tushe Qalliu e permendur ne nje artikull te publikuar te henen ne gazeten Shqip sqaroi dje se ndryshe nga sa shkruhet ne gazete ajo nuk hetohet ne gjendje te lire por ne arrest shtepie dhe kerkon qe ceshtja e saj dhe kolegeve te mos perflitet derisa gjykata te vendose per fajesine. Te njejtin sqarim e kerkoi dje edhe mjeku Leon Shpatarku. Te dy mjeket jane te shqetesuar se artikulli ne Shqip qe kritikon vendimet e organeve te drejtesise kundrejt te arrestuarve per korrupsion mund te ndikoje ne vendimin qe do te merret ndaj tyre. Pas ketyre ankesave redaksia e gazetes Shqip verifikoi faktet e paraqitura ne artikull nga gazetarja Matilda Troka dhe doli ne perfundim se ne artikull ka disa pasaktesi. Se pari eshte e pavertete qe mjeket e KEMP-it jane lene ne gjendje te lire. Se dyti policet e qarkullimit rrugor qe permenden ne shkrim jane gjykuar dhe jane denuar me gjoba ose me denime me kusht. Sa i perket rastit te shtetases Nevila Bami burime nga Prokuroria e Fierit sqaruan se kjo ceshtje nuk ka qene kompetence e prokurorise lokale. Per keto pasaktesi ne artikull redaksia e gazetes ka marre mase administrative ndaj gazetares Matilda Troka.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›