Dy paktet e tjera PD pranon ndryshimin e rregullores
Palet kane rene dakord ne te njejten kohe edhe per percaktimin e nje axhende te posacme ne lidhje me reformen parlamentare dhe me miratimin e ligjeve qe kerkojne nje shumice te cilesuar te votave. PS dhe PD kane rene dakord te krijojne nje komision ad-hoc me kater anetare ne te cilin do te diskutohej reforma per ndryshimin e rregullores se Kuvendit. Grupi i punes ka per detyre rishikimin dhe permiresimin e rregullores se Kuvendit duke pasur si model referimi rregulloren e Parlamentit Europian dhe rekomandimet e Komisionit Europian. Grupi i punes autorizohet te hulumtoje dhe te pergatise propozime per permiresimin e kuadrit ligjor te statusit te deputetit dhe cilesise se kontrollit parlamentar duke ju referuar praktikes se Parlamentit Europian dhe rekomandimeve te Komisionit Europian dhe duke i pershtatur ato ne kontekstin e jetes parlamentare te Shqiperise - thuhet ne projektvendim. Afati i ketij komisioni do te jete katermujor. Demokratet dhe socialistet kane rene dakord qe per kalendarin e pare trejavor 14 nentor - 7 dhjetor 2011 te miratohen draftet qe kerkojne nje shumice te cilesuar te votave. Gjate kesaj periudhe eshte percaktuar votimi i kodeve ajror rrugor detar dhe hekurudhor. Ndersa kodet e tjere penal dhe civil si dhe drafti Per Gjykaten Administrative pritet te shqyrtohen sipas vendimit PD-PS brenda muajit mars 2012 duke plotesuar keshtu dhe nje kerkese te opozites. Projektligjet e tjera te mbartura per rishqyrtim dhe miratim do te perfshihen ne programin e ri te punes se Kuvendit per sesionin e ardhshem parlamentar me synimin qe shqyrtimi dhe miratimi i tyre te perfundoje brenda muajit mars 2012 - thuhet ne piken VII te p/vendimit. Komisionet parlamentare perkatese te marrin te gjitha masat per organizimin e kalendarit te veprimtarive per rishqyrtimin e projektligjeve me qellim permbushjen e afateve te percaktuara per shqyrtimin ne seance plenare. Nje gje e tille duket se do te zbatohet qe nga diten e sotme pasi Komisionet parlamentare i Ligjeve dhe i Veprimtarive Prodhuese do te shqyrtojne kodet detare ajrore rrugore dhe hekurudhore. Opozita ka kerkuar ndryshimin e rregullores se Kuvendit dhe nje gje e tille po pranohet nga PD-ja por qe kerkon qe ajo te behet mbi bazen e dokumentit baze qe vepron Parlamenti Europian.