E Shtunë, 31 Tetor 2026

Marreveshja e re mes PD dhe PS la jashte reformen ne drejtesi

Perspektiva Wollfarth Pres votimin ne seancen e se enjtes

Pas me shume se dy vitesh konfliktualitet dy partite kryesore politike PS dhe PD arrijne nje konsensus per miratimin e atyre reformave qe kerkojne nje shumice te cilesuar te votave. Konsensusi PD-PS vjen menjehere pas vizites se zhvilluar ne Tirane pak dite me pare te drejtorit per Zgjerimin e BE-se Stefano Sanino. Ultimatumi i Saninos ndaj klases politike shqiptare ka ndikuar ne hedhjen e hapave konkrete nga mazhoranca dhe opozita duke i dhene fund krizes politike qe ka mbreteruar prej me shume se dy vitesh e cila ndikoi mjaftueshem qe Shqiperia te mos marre statusin e vendit kandidat per ne BE. Pak dite me pare edhe ambasadori i OSBE-se Eugen Wollfarth kerkoi veprime konkrete nga partite politike duke mos mbetur vetem ne suazen e deklaratave. Pershendes vendimin e Konferences se Kryetareve te Kuvendit per ngritjen e Komisionit te posacem parlamentar per Reformen Zgjedhore dhe per te cuar perpara axhenden e ligjeve te tjera reformuese te rendesishme per te ardhmen e Shqiperise. Marreveshja nderpartiake qe u arrit sot eshte nje hap vendimtar qe tani kerkon miratim formal dhe perfundimtar ne seance plenare gje te cilen shpresojme ta shohim kete te enjte - tha dje Wollfarth pas arritjes se marreveshjes PD-PS ne Kuvend. Marreveshja PS-PD duket e shumepritur por nderkohe eshte rene dakord qe fillimisht te miratohen disa kode te cilet ne plan te pare nuk jane kushte te BE-se edhe pse kerkojne nje shumice te cilesuar te votave. I vetmi hap pozitiv mund te cilesohet ngritja e Komisionit te Reformes Zgjedhore mandati i se ciles eshte tremujor me opsion shtyrjeje nese nuk arrihet nje marreveshje konkrete per ndryshimin e Kodit Zgjedhor. Komisioni i dyte per ndryshimin e rregullores se Kuvendit ka nje afat 4-mujor cka do te thote se miratimi i saj kondicionohet nga fakti nese reforma zgjedhore do te kaloje me konsensus te plote. Ajo cka eshte lene pezull dhe se PS-ja duket se eshte zmbrapsur eshte reforma e kerkuar me insistim ne sistemin e drejtesise e cila synonte prekjen e ligjeve kryesore te funksionimit te institucioneve te drejtesise pra pushtetin gjyqesor si KLD Gjykaten e Larte apo dhe Gjykaten Kushtetuese. Gjithashtu drafti i shumekerkuar nga nderkombetaret Per Gjykaten Administrative eshte lene per ne mars te vitit 2012. Te gjitha keto fakte te lene pershtypjen se konsensusi duket ne plan te pare sikur palet po kerkojne ti faktojne komunitetit nderkombetar para shqyrtimit te ceshtjes se Shqiperise ne dhjetor se po merren vendime bashkepunuese madhore. Per sa i perket reformes zgjedhore PS dhe PD duhet te marrin nje vendim konsensual dhe per menyren e funksionimit te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve. Raporti me i fundit i OSBE-se dhe ODIHR-it per zgjedhjet lokale te 8 majit e ka percaktuar ultimative ne rekomandimet e dhena per rikonceptimin e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve. Ky do te jete institucioni qe do te pesoje ndryshimin nga dy partite e medha duke lene njeheresh enigme ceshtjen e formules se konceptimit te KQZ-se. Nese do te kete nje formule qe pervec partive politike edhe Presidenti do te percaktoje anetar KQZ apo do te jete nje KQZ teresisht apolitike kjo pritet te vendoset ne procesin e reformes zgjedhore. Nderkohe qe mazhoranca dhe opozita nuk kane vendosur ende per ceshtjen e anetareve te Gjykates Kushtetuese dhe per Avokatin e Popullit. Tre anetare ne Kushtetuese jane ilegjitime pasi qendrojne ne detyre edhe pse iu ka mbaruar mandati. Ndersa Avokati i Popullit per shkak te 84 votave e mungeses se konsensusit politik PS dhe PD ka mbetur pa zgjedhur prej me se nje viti. Komuniteti nderkombetar prej vitesh kerkoi qe partite politike ne Shqiperi te pozites dhe opozites te zgjidhin ngercin politik pas kjo do te ndikonte ne ceshtjen e statusit te vendit kandidat ne BE. Ky ishte edhe shkaku kryesor qe Shqiperise iu refuzua dhenia e statusit te vendit kandidat. Pas ketij vendimi BE-ja ka nisur emisaret e saj per te negociuar me PS-ne dhe PD-ne per zgjidhjen e ngercit politik ne vend.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›