Dy pale perfaqesues perplasen sot ne Keshillin e Qarkut te Fierit
Sot me 21 shtator do te zgjidhet kryetari i Keshillit te Qarkut te Fierit. Dy dite pas zhvillimit te bujshem ne Keshillin e Bashkise se Fierit situata vazhdon te jete e paqarte. Dje nje dite pas pucit ne keshillin bashkiak dhe nje dite perpara konstituimit te keshillit te qarkut debati ne distance ka pasur tone te larta. Kryetari i Bashkise se Fierit Baftjar Zeqaj ka vijuar ti qendroje kundershtimit te mbledhjes se te henes. Madje ai ka njoftuar sipas ligjit qe ne mbledhjen e keshillit te qarkut te marrin pjese perfaqesuesit e zgjedhur ne votimin e pare ne korrik. Zeqaj akuzoi dje si pjese te veprimeve te paligjshme edhe prefektin e Fierit. Prefekti e ka cilesuar si te ligjshem vendimin e mbledhjes se meparshme dhe nuk ka se si te pranoje edhe kete mbledhje. Se di se si mori pjese ne kete prapaskene. Megjithate ne do tia leme prokurorise qe te merret me te gjitha keto zhvillime qe po habisin tere boten tha dje Zeqaj. Ndersa prefekti Bujar Hasaj tha se institucioni i tij ka monitoruar procedurat ligjore te kesaj mbledhjeje ne te cilen grupe te caktuara keshilltaresh kane bashkuar vullnetin e tyre ne mazhorance per te mireqeverisur Fierin. Jemi ne pritje te zbardhjes se vendimeve pas konsultave edhe me juristet rreth bazes ligjore te veprimit te dy keshilltareve qe iu bashkuan Aleances per Qytetarin te cilet krijuan edhe shumicen prej 18 anetaresh ne keshillin bashkiak. shte e drejta e cdo keshilltari te beje mazhoranca per te qeverisur ndryshe qytetin u shpreh prefekti per mediat. Te henen e djathta mori kontrollin ne Keshillin Bashkiak te Fierit pas kalimit ne kete krah te dy anetareve te keshillit te zgjedhur me 8 maj si perfaqesues te PS-se dhe PSD-se. Sot ne mbledhjen e keshillit te qarkut pritet te paraqiten dy pale perfaqesues nga Bashkia e Fierit.