Subashi Procesi ne keshillin bashkiak pa asnje efekt juridik
Procesi i zgjedhjes se drejtuesit te Keshillit Bashkiak te Fierit eshte antiligjor. Keshtu u shpreh dje deputeti socialist Armando Subashi i cili sqaroi per gazeten Shqip se procedura e vene ne zbatim eshte teresisht jashte dispozitave ligjore dhe per pasoje pa asnje efekt juridik. Veprimet e kryera kane qene ne shkelje te ligjit pasi mbledhja e thirrur ka perfshire edhe dy keshilltare te rinj qe nuk e kishin marre mandatin. Sipas ligjit ne fuqi asnje anetari i keshillit nuk ka te drejte te votoje per heqjen ose marrjen e mandatit per veten cka ne fakt ka ndodhur. Keshilli i Bashkise se Fierit ka 35 anetare dhe sipas ligjit per dhenien e mandatit duhet te votojne me shume se gjysma e tyre dhe jo gjysma e prezences ne mbledhje. Aty kane qene 16 keshilltare te djathte dhe 2 te rinj pra 18 por keta te fundit jane perfshire ne votime pasi kane votuar edhe per mandatin e tyre cka bie ne kundershtim me ligjin tha Subashi. Sipas tij nuk do te ndermerret asnje veprim dhe nisme me karakter politik dhe juridik pasi shkelja e ligjit ne keto kushte ka prodhuar akte administrative pa vlere juridike e per pasoje pa efekt dhe te pavlefshme. shte e thjeshte akti eshte antiligjor dhe pa efekt juridik. Nuk ka nevoje per nisma ligjore apo politike sepse sic e permenda akti eshte nul shtoi Subashi. Nderkohe per te mbetur te nenteksti politik i situates se krijuar burime nga dega e Fierit bejne te ditur se nje arsye per krijimin e saj jane mosmarreveshjet ne lidershipin e PS-se. Ne konferencen per shtyp te kreut te Bashkise se Fierit Baftjar Zeqo kane marre pjese dy deputetet e Fierit Armando Subashi dhe Albert aci por ka rene ne sy mungesa e kreut te grupit parlamentar Gramoz Ruci i cili pergjigjet per Qarkun e Fierit sipas ndarjes se punes qe ka bere PS-ja.