E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy përforcime për Boltonin

Dy transferime ‘gratis’ për Boltonin. Përmes ueb faqes së vet zyrtare, klubi anglez ka zyrtarizuar transferimin e 31 vjeçarit, Martin Petrov.

Lojtari bullgar i krahut së fundmi është ndarë nga Manchester City, ndërsa ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me ekipin e ri.

Përforcimi i dytë i Boltonit është sulmuesi 34 vjeç, Robbie Blake, që e ka shkëputur kontratën me Burnley. Blake ka nënshkruar kontratë njëvjeçare.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›