Fulham, pas portierit James

Portieri anglez, David James do të vendosë për të ardhmen e tij javën e ardhshme. Për veteranin 39 vjeç së fundmi ka shprehur interesim finalisti i Europa League, Fulham.
James, i cili mbrojti në tri ndeshje për Anglinë në Botërorin 2010, është aktualisht pa klub, pasi i përfundoi kontrata të mërkurën me ekipin e tij të deritashëm, Portsmouth.
Menaxheri i ri i Portsmouth, Steve Cotterill, dëshiron që portieri James të mbetet në Fratton Park dhe ta nënshkruajë një kontratë të re. Fulham e sheh Jamesin si pasardhës ideal të portierit Mark Schwarzer, që mund të transferohet tek Arsenal.