Mund të mbetet në Arsenal

Objektivi i Barcelonës, Cesc Fabregas insiston se ai mund të qëndrojë në Arsenal edhe sezonin e ardhshëm.
Ylli i “Topçinjve” shihej si përforcimi i radhës i klubit katalunas, i cili muajin e kaluar ishte i gatshëm të paguante 29 milionë funte.
“Unë nuk e kam thënë asnjëherë se përfundimisht dëshiroj ta lë Arsenalin. Çdo gjë është e mundshme. Për momentin e kam mendjen e fokusuar te Botërori. Jam mjaft i nderuar që jam kapiten i Arsenalit dhe e dua këtë klub, për të cilin po ashtu kam respekt”, tha 23 vjeçari që megjithatë nuk e ka fshehur ëndrrën e tij që një ditë të luajë te Barcelona.