Dy persona më shfrytëzuan për prostitucion në Angli, hetojini
Denoncimi
Një 25-vjeçare nga Berati ka denoncuar në policinë e Tiranës dy persona, të cilët gjatë dy viteve të fundit e kishin shfrytëzuar për qëllime prostitucioni në Angli. Policia e Tiranës ka nisur menjëherë hetimet duke referuar dhe materialet hetimore në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Kështu kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa burime pranë uniformave blu bëjnë me dije se 25-vjeçarja P.V me origjinë nga Berati është paraqitur në ambientet e drejtorisë së bluve të kryeqytetit ku ka rrëfyer me detaje shfrytëzimin që i është bërë në vitin 2011-2012 në Angli nga Joant K. 40 vjeç dhe Fatmir B. 35 vjeç të cilët e kishin nxjerrë në rrugët e Londrës dhe nën kërcënime për jetën e kishin detyruar që të prostituonte. 25-vjeçarja, e cila është marrë në mbrojtje, ka rrëfyer në polici historinë e saj që nga momenti kur u largua nga fshati i lindjes në Gore të Kuçovës deri në arratisjen nga dy tutorët.
Dy persona më shfrytëzuan për prostitucion në Angli, hetojini burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email