Dy persona ne pranga kapen me 3 kg 70 gr droge
Policia e Tiranes ka bere te mundur arrestimin dy personave si dhe sekuestrimin 3 kg 700 grame lende narkotike e dyshuar si kanabis sativa. Dy te arrestuarit dyshohen si poseduesit e sasise se droges se sekuestruar. Te arrestuarit jane Luan Ibro 34-vjec dhe Akil Frangu 23-vjec te dy banues ne Tirane. Arrestimi i tyre u krye mbremjen e djeshme pasi u kapen ne flagrance ne qender te Kombinatit duke udhetuar me nje automjet me targa te huaja ku pas nje kontrolli te imtesishem ju gjenden dhe u sekuestruan ne cilesine e proves materiale nje cante sportive ku brenda saj gjendej lenda narkotike e llojit kanabis sativa. Nderkohe Prokuroria e Tiranes ka nisur hetimet per vepren penale Prodhim shitje te lendeve narkotike ne bashkepunim.