E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia sekuestron 17 makineri lojerash fati

Policia e Vlores ka sekuestruar 17 makineri lojerash fati dhe ka nisur procedimin penal ndaj pronarit te lokalit. Ngjarja ka ndodhur dje ne lagjen Lef Sallata ne Vlore.

Pas verifikimit te kompjuterave ekspertet e policise kane verejtur se per ta nuk ekzistonte asnje dokumentacioni perkates nderkohe qe ne polici u shoqerua Adnand Shezi Veizaj 27 vjec lindur ne Fier dhe banues ne Vlore ne lagjen Pavaresia i cili ishte pronari i ambientit ku zhvillohej aktiviteti i paligjshem. Ndaj Veizajt ka nisur procedimi penal ne gjendje te lire per vepren penale Organizim i lotarive te palejuara dhe Venia ne dispozicion e lokaleve per lojera te palejuara.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›