E Shtunë, 31 Tetor 2026

Marrëdhëniet Shqipëri-Greqi, Rama nis punën me paktin detar e toponimet

rama1-320x212Tiranë- Edi Rama do të duhet shumë shpejt të përballet me paktin e ndarjes së ujërave detare mes Greqisë dhe Shqipërisë.

Gazeta e përditshme ‘Shqip’ shkruan sot se Greqia do marrë presidencën e Bashkimit Europian duke nisur nga janari i vitit të ardhshëm.

E teksa nuk dihet ‘nëse Tirana do e marrë statusin e kandidatit në dhjetor të këtij viti, por në fillim të vitit që vjen, Rama do të diskutojë disa çështje të rëndësishme me Greqinë’.

Ndërkohë në një intervistë për gazetën greke ‘Kathimerini’ kohë më parë Rama tha se ka marrë fund dimri i marrëdhënieve mes dy vendeve dhe vera do të vijë shumë shpejt në këto relacione.

Toponimet në pasaporta mbeten një pikë e nxehtë në marrëdhënimet mes dy vendeve fqinjë. Erion Braçe ka akuzuar qeverinë Berisha se nuk po bën detyrën: Kryeministri doktor ose heqimi kryeministër ka humbur. Ai po lë të kuptohet se me grekët nuk ka çtë zgjidhë”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›