Dy përvjetorë në teatër

Kjo shfaqje është realizim i Shtëpisë Teatrore Filmike AKT që nga viti 2000, ndërsa kishte qenë në realizim të Teatrit Kombëtar që nga viti 1991. Ky organizim njëherit shënon edhe njëzetvjetorin në skenë të shfaqjes “Nata e fundit në Goli Otok”, e cila shënon rekord në historikun e shfaqjeve në Kosovë, e cila mbijetoi dhe korri suksese për 20 vite më radhë.
“Nata e fundit në Goli Otok” është në tekst të Mehmet Kajtazit dhe në dramatizim dhe regji të Xhevat Qorrajt. Në shfaqje luajnë Mentor Zymberaj, Selman Lokaj dhe Asllan Hasaj. Skenografia dhe kostumet janë bërë nga Zeni Ballazhi, ndërsa koreografia nga Rudina Berdynaj si dhe mjeshtër ndriçimi Asllan Hyseni.
Deri më tani kjo shfaqje u prezantua me sukses në shumë manifestime e festivale mbarëkombëtare dhe ndërkombëtare si një shfaqje mjaftë e suksesshme.
Trajton plagët dhe qëndresën tonë nëpër burgjet jugosllave të popullit shqiptar. Burgu i famshëm në Goli Otok ka qenë ndër burgjet më famëkeqe të asaj kohe dhe ndër torturat më të mëdha që iu bënë popullit shqiptar nëpër këto burgje.