Rompuy di si të “gëzojë” udhëheqësit botërorë

Ndërsa Bashkimi Evropian është zhytur në një nga krizat më të thella në histori, presidenti i unionit, Hermn Van Rompuy, kërkon që drejtuesit e lartë të shohin anën e bukur të jetës.
Si dhuratë Krishtlindjesh, Van Rompuy, një njeri që njihet për reputacionin e tij si një njeri i mërzitshëm, u ka dërguar 200 liderëve botërorë një përmbledhje me ese për … lumturinë.
“Libri botëror i lumturisë” është një përmbledhje me ese të shkurtra për lumturinë nga ekspertë prej 50 vendeve të ndryshme.
Në letrën shoqëruese thuhet se “të menduarit pozitiv nuk është më vetëm për ëndërrimtarët e naivët”.
“Kërkesa ime për ju si liderë botërorë është që të bëni prioritet politik për vitin 2012 lumturinë dhe mirëqenien e njerëzve,” thuhet në letrën e Van Rompuy.