Dy pilotë rrezikuan jetën për të sëmurët në Dukagjin
Vazhdon të ketë shumë erë? Mirë. Po, po, të dëgjoj. Përpara se të arrini, ti lajmërojmë familjarët që të bëjnë tym ose të nxjerrin një rrobë të kuqe. Ngelemi në kontakt për çdo gjë.
Këtë pjesës bisede telefonike arrijmë të shkëpusnim, ndërkohë që shefi i njësisë së transportit mjekësor me helikopter, Albert Xhafaj, na bën me dorë të ulemi. Pamja e qetë në fytyrë nuk tregon aspak që sapo është kthyer nga misioni i radhës i shpëtimit. Kjo është tentativa e dytë. Shpresojmë që kësaj here ti marrim tre fëmijët e sëmurë në Tropojë. Në orën 12:00 isha vetë, era nuk na lejoi të uleshim në fshat, thotë Xhafaj. Me të njëjtën qetësi na tregon se pilotët gjatë gjithë kësaj jave kanë fluturuar jashtë normave të lejuara, duke rrezikuar seriozisht jetën. Fillimisht eviton të na konfirmojë rastin e tri ditëve më parë, kur tentativat për të marrë të sëmurë nga fshati Gimaj i komunës Shalë të Dukagjinit desh u morën jetën dy pilotëve. Teksa i themi se jemi në dijeni të situatës, na sqaron se për shkak të erës helikopterët gjatë dy tentativave për të mbërritur në fshat janë përfshirë nga vorbullat e forta të ajrit duke humbur deri në 100 metra lartësi. E, në fakt, nga sa pohon Xhafaj, kaq është shumë për një terren malor. Janë erëra vertikale, të cilat bëjnë që helikopterët të humbin kontrollin. Është e vërtetë, bëhej fjalë për transportimin e dy të sëmurëve nga fshati Gimaj i Shalës. Tentuam dy herë, por pilotët tanë u kthyen mbrapsht nga era. Treguan se ishte fluturim mjaft i vështirë, thotë Xhafaj. Sipas tij, gjatë këtyre ditëve thuajse të gjitha fluturimet janë të tilla. Të gjitha operacionet, shumë të vështira. Era është fatale, pasi nuk e lejon helikopterin të mbajë kontrollin. Mund tju them që lejohet të fluturohet me një erë që fryn rreth 40 km në orë. Gjatë gjithë këtyre ditëve të fundit niveli i erës ka qenë mbi 60 km në orë, ka pasur raste deri në 100 km në orë. Kaq besoj mjafton për të përshkruar rrezikun, thotë Xhafaj. Përgjigjja që i jep një tjetër telefonate na tregon më mirë se sa kritike është situata. Unë u ktheva se era ishte shumë e fortë. Pak kam që jam kthyer. Po tentojmë prapë, ishallah nuk përplasen. Shumë i vështirë. Në fshatin Degë, Tropojë.
TENTATIVAT
Pasi mbyll telefonin, kreu i njësisë së transportit mjekësor me helikopter vijon të na përgjigjet me të njëjtën qetësi. Të njëzetenëntë vitet e punës si pilot, duket se ia kanë kultivuar më së miri këtë pjesë. Xhafaj sqaron se mjegulla, reshjet,
por, mbi të gjitha, era e fortë, janë një risk i përditshëm në punën e gjashtë pilotëve të njësisë që ai drejton. Na shpërfill kur e cilësojmë stafin e tij heronj të ajrit. Ndoshta nuk ka nevojë tia theksojnë. Ai dhe kolegët janë më se të sigurt për këtë gjë. Mund tju them rastin e sotëm. Operacioni i parë për në fshatin Degë nuk arriti të përfundohej. Në u nisëm rreth orës 11:00 dhe ishte e pamundur që të shkohej deri atje për shkak të erës. U detyruam të ktheheshim. Tani, siç e shihni, rreth orës 14:00 është dërguar helikopteri tjetër, i cili po tenton të marrë fëmijët për ti transportuar drejt spitalit. Kjo është puna jonë e përditshme, thotë Xhafaj. Ai shpjegon se për të transportuar të sëmurët u është dashur të ulen në oborret e shtëpive. Bora është mbi një metër në pjesën më të madhe të zonave të bllokuara, aq sa shtëpitë, edhe pse mund të jenë 10 metra nga njëra-tjetra, nuk kanë fare komunikim, përveç telefonit, thotë Xhafaj. Sipas tij, Ministria e Shëndetësisë ka akorduar fondet e mjaftueshme për të përballuar të gjitha shpenzimet e servisit të helikopterëve. Më duhet ta theksoj këtë sepse janë misione që kushtojnë shtrenjtë. Një orë fluturim arrin deri në 900 euro, thotë Xhafaj.
OPERACIONET E SHPËTIMIT
Tre fëmijë janë transportuar dje urgjentisht me spital nga njësia e transportit mjekësor me helikopter. Dy janë shtruar në Tropojë, ndërsa një tjetër është sjellë në spitalin Nënë Tereza në Tiranë. Pacienti po mbahet nën vëzhgimin e mjekëve dhe mësohet se nuk ka rrezik për jetën. Operacioni për ti ardhur në ndihmë një gruaje shtatzënë nuk ka arritur të finalizohet për shkak të furtunës. Pilotët pritet të tentojnë sërish sot, pasi dje e kanë pasur të pamundur të ulen në fshat. Rastet emergjente i përkasin fshatit Degë të komunës së Fierzës, një nga zonat e bllokuara nga bora prej të paktën një jave. Në kushtet e izolimit të plotë nga reshjet e borës,janë kryer misione shpëtimi në shtatë komuna. Duke vënë në rrezik jetën, pilotët e njësisë së transportit me helikopter të Ministrisë së Shëndetësisë ia kanë dalë me sukses të ndihmojnë 18 persona. Mesatarisht tri raste në ditë. Operacione janë kryer në komunat Temal, Fan, Shalë, Ballsh, Sarandë, Ostren, Zalldardhë. Nga sa na pohojnë drejtuesit e njësisë së helikopterëve, të gjitha ndërhyrjet kanë qenë tepër të vështira për shkak të terrenit, borës e, mbi të gjitha, erës së fortë në zonat e bllokuara. Ndër më problematikët është cilësuar operacioni i ditës së diel. Për 15 minuta helikopteri ka qëndruar i varur për të marrë një fëmijë në një distancë 25 metra. Era ishte aq e fortë, sa u bë gati e pamundur të merrej 15- vjeçari, por në fund misioni u realizua dhe ai u transportua për në Tiranë, sqaroi Albert Xhafaj, pilot e njëkohësisht shefi i njësisë së transportit mjekësor me helikopter në varësi të Ministrisë së Shëndetësisë. Një tjetër rast është ai i ndihmës së një gruaje shtatzënë në fshatin Tërnovë, e cila u transportua për në një nga maternitetet e Tiranës, pasi ishte në prag të lindjes.
Moti, kërkohen ushqime e mjekë
Kryekomunarët: Banorët duan ushqime. Stuhia e erës dështon misionin e helikopterëve
Nishani mbledh Emergjencat në Pukë, ku bora shkon 2 m
Emergjencë në Pukë, Peshkopi e Kukës. Këto zona kanë ndezur sinjalin e alarmit të fatkeqësisë natyrore, pasi bora arrin deri në 2 metra dhe, për shkak të temperaturave të ulëta, nuk ka shpresë se ajo mund të pakësohet dhe për disa ditë.
Dje helikopterët kanë tentuar të hedhin ushqime në disa komuna të thella, por stuhia e erës e ka bërë të pamundur misionin. Bora ka sjellë dhe dëme të shumta materiale, ku një prej objekteve të dëmtuara dje ishte çatia e spitalit në Bajram Curri. Shkarja e një pjese të saj ka ardhur si pasojë e peshës së madhe, por që fatmirësisht nuk ka sjellë të lënduar. Ministri i Brendshëm, Nishani, i cili drejton Komitetin Ndërministror për Emergjencat, e ka shpërngulur dje mbledhjen e Shtabit në qytetin e Pukës. I gjithë rrethi është më problematiku në rang vendi, ku jo vetëm fshatrat, por edhe lagjet periferike të tij janë të bllokuara nga dëbora. Gjatë mbledhjes, ministri Nishani pohoi se qeveria është e gatshme dhe ka vendosur marrjen e masave të menjëhershme në përballimin e situatës. Ardhja në ndihmë banorëve në nevojë, zhbllokimi i akseve rrugore të këtij qarku do të jenë prioritetet e këtij Shtabi, u shpreh ai. Në Shkodër është instaluar një helikopter i forcave RENEA me qëllim transportimin e njerëzve, të ushqimeve dhe medikamenteve mjekësore në drejtim të zonave të izoluara. Në Dibër, ministrit të Arsimit, Myqerem Tafaj, kryetarët e komunave Kala e Dodës, Trebisht, Ostren e Lurë i kanë deklaruar se gjendja në këto njësi vendore është kritike. Prefekti dhe mini