E Diel, 1 Nëntor 2026

Fier, vdes 37-vjecari, ra nga kati i tetë në xhamin e makinës

FIER- Një 37-vjecar, baba i dy fëmijëve ka gjetur vdekjen pasi ka rënë nga kati i tetë i një pallati.

Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e sotme në lagjen “Apllonia” të qyteti të Fierit. Viktima u identifikua si Gentian Peshku. Ky i fundit është parë nga kalimtarë të rastit të cilët kanë njoftuar policinë.

Burime nga vendngjarja pohojnë se viktima ka përfunduar në xhamin e një automjeti, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Trupi i tij është dërguar në morgun e qytetit. Në vendngjarje kanë shukuar mënjëherë edhe ekspertë të policië, të cilët po hetojnë në dy pista, nëse vdekja është aksidentale apo bëhet fjalë për një vetëvrasje.
(ma.ar/BalkanWeb) Lidhje te tjera Vlorë, vdes 57 vjeçari, ra nga soleta ku punonte

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›