E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vodka e limon për pastrim të thellë të flokëve

TIRANE-Pastrimi i flokëve është njëri ndër kushtet parësore për flokë të shëndetshëm. Por, jo gjithmonë arrihet shndritja, papastërtitë nuk ikin. Atëhere vjen sugjerimi fantastik. Vodka dhe lëngu i limonit largojnë papastërtitë që janë grumbulluar tek flokët tuaja para larjes. Këto 2 përbërës konsiderohen si pastrues fizikë.
Vendosni në një vend të freskët e të thatë një enë prej qelqi ose plastike me:
* 1 kupë (230 ml) ujë të distiluar
* 1/4 kupë (60 ml) vodke
* Lëngun e një limoni

I përzieni ujin e distiluar, vodkën dhe lëngun e limonit derisa të bëhen një masë.
Derdheni këtë masë, e cila do të shërbejë si parashampo te flokët tuaja. Kështu keni vendosur losion përforcues për flokët. Më pas lajemi kokën normalisht me shampo dhe rezultati do të jetë i dukshëm.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›