Kriza greke, BQE kundër vonesave mbi borxhin

Banka Qëndrore Evropiane është kundër çdo shtyrjeje lidhur me situatën në Greqi, në tërësi ose të pjesshme.
Në një koferencë shtypi presidenti i BQE-së Jean Claude-Trichet tha se në rast vonesash të pjesshme ose totale të Greqisë, Banka Qëndrore Evropiane mund të mos i konsiderojë më obligacionet greke garanci të mjaftueshme në këmbim të kredive të dhëna nga bankat e eurozonës.
Trichat theksoi gjithashtu se ishte përgjegjesia e qeverive të diskutonin me investitorët privatë për pjesëmarrjen e tyre në planin e ndihmave të reja për Athinën.