E Diel, 1 Nëntor 2026

Dy polakë vdiqën nga virusi i gripit A/H1N1

Në Poloni janë regjistruar dy raste të vdekjes nga i ashtuquajturi gripi i derrave, virusi i tipit A/H1N1, njoftuan medie lokale polake.

Në spitalin në Novi Targ, nga gripi vdiq një mashkull 50-vjeçar, i cili ishte transportuar në gjendje të rëndë nga Krakova.

Të premten edhe në spitalin Bjelsko-Bjalo vdiq një pacient te i cili ishte zbuluar virusi i gripit A/H1N1.

Sipas zëdhënësit të Inspektoratit sanitar të Polonisë, Jan Bondar, “gjatë javës së kaluar në këtë shtet janë regjistruar mbi 80 000 pacientë të infektuar nga gripi dhe infeksionet virusale”. /Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›