Kapen dy shqiptarë, dyshohen se rrëmbyen biznesmenin italin

Hetimi i rrëmbimit dhe pengmarrjes së biznesmenit italian 31 vjeçar, Andrea Calevo në të cilën u përfshinë dhe 4 shqiptarë, zbardh detaje të reja. Sipas prokurorisë italiane në krye të rrëmbimit ishte një shqiptar i identifikuar si Emiliano Shota. Tre ditë pas rrëmbimit Shota mendohet se është larguar me avion nga Pisa drejt Shqipërisë, zbulon skuadra e hetimit e Spezia Marta Perazzo.
Shqiptari i dytë i cili është shpallur në kërkim dhe mendohet se dhe ai fshihet në Shqipëri. Shqiptari i dytë është identifikuar me pseudonimin. Ndërkohë që të arrestuar në Itali janë Simon Halilaj dhe Fabian Vila.
Prokuroria italiane firmosi dje urdhërarrestin ndërkombëtar ndaj Emiliano Shotës dhe shqiptarit tjetër me pseudonimin dhe autoritetet italiane i kërkuan autoriteteve shqiptare arrestimin e tyre. Calevo u rrëmbye më 16 dhjetor dhe sipas hetimeve italiane rrëmbimi është bërë nga 3 shqiptarë, Simon Halilaj, Terti dhe Emiliano Shota. Ndërkohë që Fabjian Vila u arrestua teksa po shoqëronte sipërmarrësin 70-vjeçar Pierluigi Destri, i cili dyshohet se është dhe organizatori i pengmarrjes. Calevo u mbajt peng për 15 ditë ndërsa u lirua falë një operacioni të mirëorganizuar nga policia italiane.
( Në foto, biznesmeni italian Andrea Calevo)