Podujeva mbulohet nga “lloçi”

Nuk është çokollatë, por lloç. Të gjithë shkelin në të se s’kanë nga t’ia mbajnë.
Është qyteti i Podujevës, që është mbuluar me lloç. Qytetarët ankohen në kompaninë e cila përkujdeset për pastrimin dhe largimin e borës.
Sipas tyre, kjo kompani në vend të rërës për largimin e borës, ka hedhur një lloj tjetër të rërës, që sipas qytetarëve më shumë ngjan në lloç.
Zyrtare për informim në komunën e Podujevës, Ilmije Durmishi, ka kundërshtuat fjalët e qytetarëve, duke thënë se nuk është faji i kompanisë së pastrimit të rrugëve.
“Unë kontaktova me zyrtarët e kompanisë së pastrimit të rrugëve dhe nuk është faji te kompania. Do të thotë kompania nuk ka hedhur rërë e cila është shndërruar në lloç, kështu siç është tani” ka thënë Durmishi për Indeksonline.
Sipas saj, ky lloç është sjellë nga veturat e qytetarëve, të cilët vijnë në qytet nga pjesë të ndryshme të komunës. Durmishi ka thënë se kjo kompani do të dalë të pastroj rrugët./Indeksonline/