Dy portierët më të mirë në botë? Bien nga provimi

Iker Casillas dhe Gianluigi Buffon për shumëkë janë sot për sot dy portierët më të mirë në botë. Por këtë gjë dy kapitenët e dy përfaqësueseve, Spanjës dhe Italisë, nuk e dëshmuan mbrëmë në ekzekutimin e penalltive në gjysëmfinalen e Kupës së Konfederatave.
Nga 17 penalltitë e ekzekutuara nga të dyja palët, "deri dje" dy portierët më të mirë në botë nuk arritën të ndalin asnjë goditje të vetme.
Casillas ishte më me fat nga kjo përballje pasi që Bonucci goditi topin lart për ti mundësuar fitoren Spanjës.
Por për kritika ishin ndërhyrjet e Casillas i cili në disa raste u tregua amater me ndërhyrjet e tij të dobta në penallti.