E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mourinho i'a gjen rivalin Peter Cechut

Jose Mourinho mbrëmë ka tentuar të bëjë një blerje të befasishme për Chelsean. Sipas mediave angleze, Mourinho ka bërë ofertë zyrtare për portierin e Norwich, John Ruddy.

Mourinho është përcaktuar që Ruddy të jetë rivali i Peter Cech për edicionin e ardhshëm në portën e Chelseat.

Portieri çek i ka marrë paralajmërimet e para se nuk do të ketë vend të sigurtë në përbërjen e parë të Chelseat, duke kujtuar shembullin e Iker Casillas në portën e Realit.

Oferta e Chelseat prej 5 milion funtash për Ruddyn është refuzuar, por që ajo pritet të rritet dhe të finalizohet me sukses./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›