Dy protesta nga Elbasani

Rreth 700 punëtorët, kërkuan me anë të protestës, rifillimin e punës. Drejtuesi i Sindikale, Kol Nikolla, u shpreh se “shkak për krijimin e kësaj situate në këtë kompani industriale është bërë ndërprerja e furnizimit me energji elektrike duke u ndërprerë puna në uzinat e çelikut dhe petëzimit, por për pasojë dhe në atë të oksigjenit, gëlqeres etj".
Gjatë protestës se sotme Nikolla ka deklaruar se “të gjithë metalurgët kërkojnë punë, progres, askush nuk pranon të mbajë i vetëm peshën e krizës. Ne nuk jemi kundër biznesit, as kundër pushtetit, ne bashkëpunojmë me to, pasi ne duam një ekonomi të tregut social, ku punëtorët të kenë të drejtë vendimmarrje dhe jo të hidhen në rrugë".
Protestojnë drejtuesit e taksive 8 +1
Ndërkohë, po sot në qytetin e Elbasanit, protestuan edhe drejtuesit e taksive 8.1, të linjës Elbasan-Tiranë. Ata ankohen se ende nuk kanë mundur të marrin nga Bashkia e Elbasanit autorizimin e qarkullimit njëmujor për transportin publik, ndonëse ka kaluar më shumë se gjysma e janarit.
Drejtuesit e taksive kërkojnë lejet 5- vjeçare per ushtrimin e aktivitetit te tyre legal. Gjithashtu, ata ankohen për aktivitetin informal të taksive të paliçensuara dhe sipas tyre, Bashkia po abuzon, duke lëshuar autorizime që janë në kundërshtim me Kodin Rrugor.
2012-01-16 16:36