E Diel, 1 Nëntor 2026

“Banda e Durrësit”, 4 burgime përjetë e 267 vite burg

Kështu, me burg për jetë është dënuar Lulzim Berisha si dhe tre shokët e tij, përkatësisht Plaurent Dervishaj, Indrit Taullai dhe Endrit Dokle.

Gjithashtu, vendimi është dhënë edhe për 12 anëtarët e tjerë. Sipas vendimit, me nga 25 vite burg dënohen Kujtim Buna, Sardian Sulejmani, Altin Olloni, Elvin Hoxhosmani, Alban Neli , Selman Heti si dhe Spartak Kalthi. Ndërkohë, me 20 vite burg janë dënuar Altin NIkolla dhe Kristian Begu, ndërsa me nga 21 vite burg janë dënuar Osman Karpuzi dhe Ahmet Ajeti. Me 10 vite burg është Adriatik Çoli, i penduari i drejtësisë.

Prokuroria kishte kërkuar burg për jetë për krerët e bandës, vendim që e dha edhe gjykata. “Banda e Durrësit”, akuzohet për një sërë veprash të rënda penale, si vrasje, etj. Banda kriminale, me drejtues te perbashket Lulezim Berisha dhe Klodian Saliun funksiononte prej vitit 1994 ne qytetin bregdetar.

Sipas Ministrise se Brendshme, "ajo është autore e një sërë vrasjeve të ndodhura në Durrës e Tiranë, nga viti 1998 e në vazhdim, si vrasja e Dritan Sallakut, me 17 tetor 1998, në qytetin e Durrësit, e shtetasve Viron Curri e Arjan Paja dhe plagosjen e shtetasit Marsel Sotiri, me 29 tetor 1998 në fshatin Rrashbull të Durrësit. Ndërsa ne vitin 1999, pasi kishin deshtuar një vit më parë për vrasjen e Sotirit, i cili ishte plagosur, organizata ndërmori një aksion dhe e ekzekutoi atë më 22 gusht, në zonën e Plazhit.

Në vitin 2000, banda akuzohet për vrasjen e Dritan Dishës, me 9 qershor, në fshatin Shenavlash të Durrësit. Ndër vrasje të tjera, është edhe ajo e Ervin Lames, me 14 janar 2002, në lagjen nr. 3 të qytetit të Durrësit. Pas vrasjes së Saliut, organizata qe u vendos nën drejtimin e Dokles, akuzohet për vrasjen e Avni Gashit, me 13 tetor 2005, në Tiranë. Kufoma e Gashit u hodh në fshatin Romanat të Durrësit. Ndërsa më 30 tetor 2005, organizata e Indrit Dokles ekzekutoi në Tiranë, pranë stadiumit 'Qemal Stafa', shtetasin Ilir Koldashi. /Start/

                                                                                             2012-01-17 08:58
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›