Martin Shulz zgjidhet president i Parlamentit Evropian

Ish-kryetari i grupit të socialistëve, me 387 nga 670 vota gjithsej, u zgjodh me mbështetjen e deputetëve të grupimit kryesor të Parlamentit Evropian, Partisë Popullore Evropiane (PPE), në bazë të një marrëveshjeje mes dy partive për të ndarë postin në mes të mandatit prej pesë vjetësh. Ai përfitoi gjithashtu nga votat e të zgjedhurve liberalë dhe nga një pjesë e madhe e të Gjelbërve.
Por, rezultati i tij është në rënie të dukshme në krahasim me atë të pararendësit të tij, konsensualit Xherzi Buzek, i cili mori 555 vota në favor, edhe pse konkurrenca ishte më e vogël, pasi kishte vetëm një kandidat përballë vetes.
Kandidatët përballë gjermanit Shulz, britanikët Diana Uollis e partisë liberale ALDE, dhe Nirj Deva i partisë konservatore euroskeptike ECR, morën përkatësisht 141 dhe 142 vota.
/Start/E.B/
2012-01-17 13:50