E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndërprerje të alternuara të energjisë në Tiranë e Laç

 Sot, kompania në fjalë njoftoi se për shkak të mbingarkesës së nënstacionit të Sharrës, Operatori i Sistemit të Transmetimit ka kërkuar prej CEZ Shpërndarje të kryej stakime të alternuara për Kombinatin, Yzberishtin, Ndroqin, Vaqarr dhe Mëzez.

Gjithashtu, mbingarkesa e nënstacionit të Sharrës ndikon në rëndimin e nënstacionit të Selitës dhe e detyron CEZ Shpërndarje të kryej ndërprerje të alternuara për Selitën dhe Saukun.

Për shkak të mbingarkesës së nënstacionit rajonal 220kv Tirana, të Operatorit të Sistemit të Transmetimit, do të ketë ndërprerje të alternuara në rrethinat e e Fushë Krujës dhe Lacit.

Ndërprerje të alternuara, për shkak të mbingarkesës në linjën 220 kv të Operatorit të Sistemit të Transmetimit, do të ketë edhe për periferitë dhe fshatrat e Lushnjës, Fierit, Vlorës, Gjirokastrës dhe Sarandës. /Start/

                                                                                             2012-01-16 17:37
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›