Dy punëtorë të vdekur në Fukushima

Në impiantin e Fukushimës janë gjetur trupat e pajetë të dy punëtorëve, të cilët paraqesin edhe rastet e para të konfirmuara në centralin bërthamor.
Kompania Tokio Electric Power tha se dy viktimat rezultonin të zhdukura që nga tërmeti i 11 marsit.
Inxhinierët po vazhdojnë përpjekjet për të riparuar çarjet në dy reaktorëve, përmes të cilave uji radiokativ rrjedh në Paqësor.
Katastrofa ka çuar në përhapjen e sasisë së konsiderueshme të rrezatimit përreth uzinës, çfarë ka rritur shqetësimet për rreziqe shëndetësore dhe dëme afatgjate të ekonomisë japoneze.