E Diel, 1 Nëntor 2026

Hoxhaj: Pjesëmarrja në zgjedhje, në interes të të gjithëve

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj është takuar sot me ambasadoren e SHBA-së në Kosovë, Tracey Ann Jacobson, me të cilën ka biseduar për fuqizimin e mëtejshëm të marrëdhënieve bilaterale dhe shkëmbimeve të gjithanshme me SHBA-në, si partneri kryesor strategjik i Kosovës. Njoftohet se është biseduar edhe për përgatitjet që janë duke u bërë për mbarëvajtjen e zgjedhjeve lokale në territorin e vendit tonë, ku është konsideruar se pjesëmarrja e gjerë është në interes të të gjithëve.

Hoxhaj ka thënë se angazhimi i gjithëmbarshëm dhe konstruktiv është esencial për të pasur zgjedhje të suksesshme.

Hoxhaj dhe Jacobson kanë biseduar edhe për progresin e Kosovës, për avancimin e procesit të njohjeve dhe të anëtarësimit në organizatat rajonale, evropiane e ndërkombëtare. Me këtë rast, ambasadorja Jacobson ka shprehur përkrahjen e mëtejshme të SHBA-së për Republikën e Kosovës./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›