Moska e quan spekulim përdorimin e armëve kimike

Pas reagimeve të shumta perëndimore rreth akuzave të opozitës siriane se forcat qeveritare të Bashar al Assad kanë përdorur armë kimike gjatë një sulmi në periferi të Damaskut, ka reaguar Moska zyrtare.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme ruse, Aleksandr Lukasheviq ka thënë se Qeveria siriane e ka konfirmuar gatishmërinë e saj që të bashkëpunojë me ekspertët e OKB-së dhe t’iu ofrojë atyre përkrahjen e nevojshme logjistike dhe një gamë të gjerë të operimit, duke përfshirë qasjen në materialet që tashmë janë mbledhur për incidentin në Khan al Assal.
“Ne presim që rezultatet e inspektimit të OKB-së do të ndihmojnë që të sqarojnë çështjen dhe të hedhin poshtë disa spekulime rreth përdorimit të armëve siriane kimike, që gjithashtu do të krijonte një prapavijë pozitive për të ecur para drejt një zgjidhje politike të krizës siriane”, ka thënë zëdhënësi rus./Indeksonline/