E Shtunë, 31 Tetor 2026

VV: Mos i plaçkitni maturantët

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Malishevë ka reaguar për testin e maturës duke u shprehur se kërkesa për nga 1 euro për secilin maturant është e padrejtë. Sipas tyre, kjo shumë nuk dihet as ku shkon dhe për çfarë kërkohet.

“Kosova këtë vit ka rreth 35 mijë maturant dhe pagesa prej 5 euro për testin kap shifrën prej mbi 175 mijë euro kjo shumë më plotë të drejtë mund të quhet taksa e shumëfishtë e shtetit të Kosovës për qytetarët tanë. Por jo vetëm kaq Komuna e Malishevës është kujdesur edhe për një “taksë” shtesë për maturantët e Komunës tonë. Është kërkuar edhe një pagesë prej 1 euro për shërbime administrative”, thuhet në komunikatën e kësaj lëvizjeje.

Ata kanë kërkuar që të hiqet kjo shumë sa më shpejt.

Ata kanë kërkuar që të hiqet pagesa prej 1 eurosh për maturantet e Malishevës sepse sipas tyre, është e paarsyeshme pasi që shpenzimet administrative duhet të bëhen nga Komuna./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›