E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy serb rrahin rëndë një shqiptar

Një i ri shqiptar 21 vjeç është rrahur mbrëmë rreth orës 19:00 derisa po kthehej në shtëpi nga dy serbe në fshatin Gracë të Vushtrrisë.

Serbët kanë sulmuar shqiptarin me mjete të rënda dhe se i lënduari është dërguar menjëherë në QKUK, gjendja e tij vlerësohet të jetë ende e rëndë.

Dy sulmuesit janë arrestuar nga Policia e Kosovës, dhe se për ta është shqiptuar masa e ndalimit, bëjnë të ditur burimet e policisë për Indeksonline.

“ Në fshatin Gracë të Vushtrrisë dy serbë kanë sulmuar me mjetë të forta një shqiptar të moshës 21 vjeç, i lënduari po qëndron në QKUK për trajtim mjekësor. Motivet e këtij sulmi ende nuk dihen”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës Besim Hoti.

Megjithatë, motivet e këtij sulmi ende nuk janë bërë të ditura, ndërkohë që forcat policore po zhvillojnë hetimet./M.Mustafa/Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›