Kabuli mirëpret njoftimin e Obamës

Qeveria afgane ka mirëpritur njoftimin e presidentit amerikan, Barack Obama, se Shtetet e Bashkuara do të tërheqin më shumë se gjysmën e trupave të tyre nga Afganistani, gjatë vitit të ardhshëm.
Obama ka bërë njoftimin gjatë fjalimit të tij vjetor para Kongresit.
Zëdhënësi i Ministrisë afgane të Mbrojtjes, Mohammad Zahir Azimi, ka thënë se trupat afgane do të mbushin “vakumin” që do të shkaktojë largimi i 34,000 ushtarëve amerikanë,transmeton Rel.
Megjithatë, zëdhënësi i talibanëve, Zabihullah Mujahid, ka thënë se tërheqja amerikane është e pamjaftueshme dhe se lufta do të vazhdojë “për aq kohë sa forcat pushtuese mbeten në Afganistan”.
Misioni luftarak i forcave ndërkombëtare në Afganistan pritet të përfundojë në fund të vitit 2014./Indeksonline/