Dy serbë lirohen nga akuza për krime lufte

Këshilli Gjyqësor i Gjyqit Themelor në Mitrovicë, të cilin e ka kryesuar gjykatësi Timo Vujolati, sot ka liruar nga dy serbë të akuzuar për krime lufte në Kosovë, njofton Tanjug.
Polici i PK-së nga Prilluzha Jovica Dejanović (59 vjeçar) dhe Gjorgje Bojkoviq nga Babi Moci (73 vjeçar), ishin akuzuar se në prillin e vitit 1999 në Babi Moc kishin përdhunuar një shqiptare. Ata sot janë liruar nga kjo aktakuzë.
Për këtë vepër penale Bojkoviq është dënuar me një vit e gjysmë burgim me kusht për dy vjet.
Ata kanë qenë në arrest shtëpie që nga 7 shtatori i vitit të shkuar.
Gjykimi ka zgjatur tetë ditë e shqiptarja, viktimë, dëshminë e ka dhënë me anë të videos nga SHBA ku edhe jeton./Indeksonline/