E Diel, 1 Nëntor 2026

Të dielën raundi i tretë i zgjedhjeve në Maqedoni

Të dielën do të zhvillohet raundi i tretë i votimeve për zgjedhjet lokale në tre komuna në Maqedoni.

Në komunën e Strugës do të rivotohet në nëntë vendvotime ku janë 7885 votues, në komunën Qendër në 29 vendvotime ku janë 22.939 votues si dhe në komunën Gjorçe Petrov të Shkupit në një vendvotim me 2.588 votues, shkruan Ina.

Do të votohet edhe në komunën e Dollnenit për raundin e dytë, ku garojnë kandidati shqiptar nga BDI dhe kandidati maqedonas i VMRO-DPMNE. Në këtë komunë do të rivotohet për raundin e dytë në 39 vendvotime.

Gjykata Administrative vendosi rivotimet në Strugë, Qendër dhe Gjorçe Petrov, duke pranuar paditë e parashtruara nga VMRO-DPMNE dhe LSDM për parregullësi gjatë votimeve të raundit të dytë, ndërsa ky vendim i gjykatës mbrëmë u miratua nga KSHZ. Me këto rivotime pritet të përmbyllen zgjedhjet lokale në Maqedoni./Indeksonline/  

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›