E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia e Kosovës arreston dhjetë persona për korrupsion

Policia e Kosovës njofton se janë arrestuar dhjetë të dyshuar korrupsion nën udhëheqjen e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës. Të njëjtit janë të dyshuar kanë kryer veprat penale “krim i organizuar”, keqpërdorim i pozitës zyrtare apo autorizim zyrtar”, “dhënie e ryshfetit”, “marrje ryshfeti”dhe “ushtrim i ndikimit”.

Ata dyshohen se kanë kryer vepra penale për përfitim personal, në një proces të privatizimit, “Vala 34” e tokës bujqësore 91 ha, në fshatin Muzakaj- Kuvendi Komunal i Obiliqit i administruar nga Agjencia Kosovare e Privatizimit, , i shitur për 1 milion e 500 mijë euro.

“Të dyshuarit duke vepruar nga pozita të ndryshme si në institucione, AKP-ja, Drejtoria e Kadastrit-Obiliq, dhe të bizneseve duke i keqpërdorur pozitat e tyre zyrtare dhe duke ndikuar te zyrtarë të tjerë në procesin e privatizimit ”Vala 34” të tokës bujqësore 91 ha, në fshatin Muzakaj-KK Obiliq e administruar nga AKP-ja kanë përfituar në mënyrë të kundërligjshme për veti dhe të tjerët”, thuhet në njoftimin e drejtorisë së përgjithshme të policisë./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›