Dy shfaqje për fëmijët
Fëmijët gjejnë sot ora 10:30, në sallën Çehov të Qendrës Kulturore Tirana, shfaqjen Shkopi magjik shkruar nga Edlira Gogu. Morali i një historie për magjinë që ka secili njeri por që jo çdokush e vë në përdorim. Regjia: Adelina Muça, skenograf & kostumograf: Rael Hoxha. Interpretojnë aktorët: Brunilda Borova, Lorenc Kaja, Ledio Janushi dhe Aldion Matarangasi.
Në të njëjtën sallë, nesër, ora 10:30, fëmijët mund të ndjekin një tjetër vepër shqiptare, shkruar nga Flamur Topi, Vitaminat, vënë në skenë nga Alma Hoti. Interpretojnë aktorët: Florian Kokona, Ledio Janushi, Jona Rexha, Arber Ismali, Elisa Dyrmishi, Klaudio Gjergji, Klaus Laci. / E. Demo