E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ska më ndjenja

Armand Lulaj prezanton sot ekspozitën personale No More Feelings në galerinë

Paolo Maria Deanesi në Rovereto, Itali. Siç e thotë edhe titulli i ekspozitës, punët e Lulajt (Tiranë, 1980) janë të zhveshura nga çdolloj sentimentalizmi dhe bartin një përzierje të zhgënjimit e zemërimit, tipike për brezin e artistit në Shqipëri.

Videot, fotot, instalacionet flasin për një të kaluar komuniste që ngriti iluzionet te shqiptarët dhe mbajnë qëndrim kritik ndaj pushtetit politik dhe mekanizmave të kontrollit që krijojnë forma të ndryshme varësie të një vendi të vogël si Shqipëria nga vende më të pushtetshme. /E. Demo

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›