Dy shpërthime të forta në qytetin rus

Guvernatori Vyacheslav Gladkov ka bërë me dije se dy shpërthime kanë ndodhur mëngjesin e sotëm në Belgorod, qyteti rus 40 km në veri të kufirit me Ukrainën.
Gladkov njofton se deri më tani nuk janë raportuar të plagosur apo viktima.
“30 minuta më parë u zgjova nga dy shpërthime të forta. Sipas shtabit operativ, nuk ka dëme apo shkatërrime”, tha ai.
Rusia muajin e kaluar akuzoi Ukrainën për një sulm me helikopter në një depo karburanti në Belgorod, për të cilin Kievi mohoi përgjegjësinë, si dhe për bombardimin e fshatrave dhe gjuajtjen me raketa në një depo municioni, raporton The Guardian.
/rtsh.al/