Ministria e Mbrojtjes në Mbretërinë së Bashkuar: 16% e ushtrisë ruse është jo efektive

Ministria e Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar ka deklaruar se do të duhen vite që Rusia të rindërtojë ushtrinë e ‘shkatërruar’ nga trupat ukrainase.
Ministria e Mbrojtjes bën me dije se rreth 16% e ushtrisë ruse është jo efektive dhe paralajmëroi se shumë shpejt kjo shifër do të shkojë 30 %.
Sipas Ministrisë, Rusia ka kryer më shumë se 120 grupe taktike batalioni në fillim të luftës në Ukrainë më 24 shkurt.
‘Por nivelet e dëmtimit të njësive elitar dhe forcave ajrore ruse, nga Ukraina, janë të larta’, thotë Ministria e Mbrojtjes, raporton Skynews.
“Disa nga njësitë më elitare të Rusisë, përfshirë Forcat Ajrore VDV, kanë pësuar nivelet më të larta të dëmtimit. Afërsisht 16% e të gjithë ushtrisë ruse është shkatërruar ose është bërë joefektive….. Së shpejti do të jetë 30%…. Ndoshta do të duhen vite që Rusia të rindërtojë këto forca”, thotë Ministria e Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar.
/rtsh.al/