E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Zonja e parë e SHBA viziton këtë javë Rumaninë dhe Sllovakinë në mbështetje për familjet ukrainase

Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jill Biden, do të udhëtojë në Rumani dhe Sllovaki në shenjë mbështetje për familjet ukrainase që u larguan nga vendi i tyre.

CNN raporton se Jill Biden do të udhëtojë fillimisht drejt Rumanisë ditën e enjte. Më pas ditën e premte, zonja e parë do të vizitojë bazën ajrore Mihail Kogalniceau dhe do të takohet me anëtarët e shërbimit përpara se të niset për në kryeqytetin Bukuresht të shtunën.

Zonja e parë do të takohet në Bukuresht me anëtarë të qeverisë rumune, punonjës të ndihmës humanitare dhe edukatoret që po ndihmojnë në mësimin e fëmijëve të zhvendosur në Ukrainë.

Biden do të udhëtojë më pas në Sllovaki ku do të takohet me stafin e ambasadores amerikane përpara se të niset për në Kosice dhe Vysne Nemecke, për të takuar refugjatët ukrainas dhe sllovakët që kanë hapur shtëpitë e tyre për familjet nga Ukraina.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›