E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy shperthime tritoli ne Sarande

Sarande- Dy shperthime te fuqishme tritoli kane tronditur oret e para te mengjesit te djeshem qytetin e Sarandes. Makina e nje 19-vjecari ne lagjen "Koder" dhe shtepia e sapondertuar e nje banori ne fshatin Gjashte, kane qene objekt i sulmeve nga persona qe sipas policise jane identifikuar dhe shume shpejt do te arrestohen. Per fat te mire nuk ka pasur te lenduar, por vetem deme materiale, ndersa sasia e eksplozivit dyshohet qe ne te dy rastet te kete qene midis 100-200 gram tritol.

Burime zyrtare te policise thane se shperthimi me i fundit ka ndodhur paraditen e djeshme ne fshatin Gjashte, ne banesen e F. A., e sapo perfunduar nga ndertimi. Ne momentin e ngjarjes mesohet se nuk ka patur asnje nga pjesetaret e familjes ne objekt, kurse demet kane qene materiale. Sasia prej 200 gramesh tritol eshte hedhur me force ne oborr dhe shperthimi ka thyer dyer e dritare te nderteses nje dy kateshe. Drejtues te komisariatit te Sarandes thane dje per gazeten "KJ" se dyshohet qe autor i ngjarjes te jete nje 45-vjecar, qe ka ndertuar banesen dhe eshte punesuar si usta nga pronari i objektit, por qe nuk ishte paguar. Policia tha se eshte bere identifikimi i tij, por emri mbahet sekret per shkak te hetimeve, deri ne momentin e arrestimit. Gjate marrjes ne pyetje zoti i shtepise ka rrefyer per konfliktet me te fundit, perfshi edhe ate tre dite me pare me ish punetorin.

Shperthimi i pare ka ndodhur rreth mesnates se enjte, kur nje sasi prej 100 gram tritol ka hedhur ne ere nje automjet tip "BME", ne pronesi te Almir M., banues ne lagjen nr. 4 te qytetit turistik. Shperthimi ka shkaterruar plotesisht mjetin, por sipas policise nuk ka pasur asnje te lenduar. Eksplozioni ka vene ne panik banoret dhe pushuesit e shumte ne kete lagje. Agjentet e policise nisen hetimet dhe moren ne pyetje te riun, qe ka deshmuar se nuk kishte konflikte me askend. Por burime nga komisariati thane se disa dite me pare 19-vjecari eshte grindur me disa persona te tjere dhe moti mendohet pronesia.

B. Bejko


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›