E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perdhunimi, shoqerohet i mituri

Lushnje- Ndersa ne Gjykaten e Lushnjes pritej me interes zhvillimi i mases se sigurise se 72 vjecarit Riza Hoxha, qe akuzohej per perdhunimin dhe lenien shtatzene te nje te miture 13-vjecare, policia ka shoqeruar per disa ore edhe nipin e te dyshuarit si "monster". Shkak eshte bere rrefimi i vajzes se kishte shkuar me 15 vjecarin, djali i djalit te Riza Hoxhes. Por pas marrjes ne pyetje ai eshte lene i lire, nderkohe qe ish-kryetari i kooperatives ne Kolonje kerkoi pergjigjen e analizave pasi mohoi te ishte ai babai i foshnjes qe deshtoi pas zbulimit te historise ne fshatin Bitaj. Trupi gjykues i kryesuar prej Sajmira Hiles dha masen "arrest me burg" per "kryerje te marredhenieve seksuale me te mitur", e kerkuar edhe nga prokurorja e ceshtjes, Merita Mersini.

Por nje tjeter rrefim ka dale nga goja e plakut 72 vjecar ne sallen e gjyqit. "Nuk mohoj se kam shkuar me vajzen S. A., por me te kane shkuar shume djem te fshatit para dhe pas meje. Une kam bere seks me te mituren vetem ne muajin prill te ketij viti dhe jo me me pas", ka deshmuar Riza Hoxha para trupit gjykues ndersa eshte pyetur per akuzat qe i ishin ngritur. Prokuroria ka urdheruar prej dy ditesh verifikimin e te gjitha te dhenave dhe personave qe dyshohen se kane shkuar me 13-vjecaren. Hoxha ka mohuar atesine dhe nepermjet avokatit te tij Josif Mitro, kerkoi pergjigjen e analizave te ADN-se se bera foshnjes se deshtuar. Prokurorja e ceshtjes, Merita Mersini, ka paraqitur faktet para trupit gjykues te kryesuar nga Sajmira Hila. "Nuk mund te pohoj se femija qe e mitura deshtoi eshte i imi", ka thene 72-vjecari, duke shtuar se me te kishin kryer marredhenie seksuale edhe djem te tjere te fshatit Bitaj. I pyetur nese e kishte kapur me force te mituren, Hoxha ka mohuar duke thene se, "kam kryer seks me vajzen me deshiren e saj".

Diten e djeshme policia e Lushnjes ka shoqeruar ne komisariat edhe V. Hoxha, 15 vjec, nipi i 72 vjecarit, (djali i djalit), pasi dyshohet se edhe ai ka kryer marredhenie seksuale me te mituren. Kjo e fundit ka pohuar se edhe nipi i Hoxhes kishte shkuar me te. Policia dhe prokuroria kane kryer shoqerimin e te miturit, ku eshte marre ne pyetje per dy ore dhe me pas eshte lene i lire per shkak te moshes, ndersa hetohet ne gjendje te lire. Burime policore thane se mostres se marre nga femija i deshtuar do t'i kryhet analiza e AND-se, per te percaktuar nese eshte ngjizur me 72 vjecarin, nipin e tij apo me ndonje prej djemve te fshatit. Perfundimi i analizave do te zbuloje edhe autorin e perdhunimit dhe lenies shtatzene te se mitures.

"Te lirohet, s'ka prova ADN-je"

Avokati Josif Mitro pretendoi lirimin e te dyshuarit duke u shprehur se prokuroria nuk kishte prova se femija i deshtuar mbante atesine e 72 vjecarit. Ai deklaroi se gjate pohimit te saj vajza eshte shprehur ne polici se ka kryer marredhenie seksuale edhe me djem te tjere ne fshatit. Pergjate fjales se tij avokati iu kundervu prokurores per mungese provash, por organi i akuzes deklaroi se i moshuari kishte pranuar se kishte kryer marredhenie seksuale me te mituren dhe se perbente nje veper penale. Gjyqtarja e ceshtjes, Sajmira Hila, ka degjuar te dyja palet dhe ka vendosur masen e sigurise burg pa afat per 72 vjecarin Riza Hoxha. Gjate zhvillimit te seances kane qene e pranishem edhe nje pjese e familjareve.

Zbulimi i ngjarjes

Ne fillimjave vajza 13-vjecare ka pasur dhimbje te forta barku dhe babai e ka derguar ne spital per vizite. Mjeku gjinekolog zbuloi se e mitura ishte shtatzene ne muajin e katert. Pas marrjes ne pyetje S. A., ka rrefyer se kishte shkuar me 72-vjecarin Riza Hoxha. Dyshohet se ajo ka shkuar edhe me djem te tjere te fshatit Bitaj. Policia beri menjehere ndalimin e te moshuarit, ndersa vajza abortoi foshnjen ne maternitet.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›