E Shtunë, 31 Tetor 2026

"E vrava per vetembrojtje"

Fier- Fshehtesi e plote per masen e sigurise se 30-vjecarit Arben Dhano, i cili akuzohet per mbytjen me pasoje vdekjen e Flogert Toskes dhe plagosjen e vellait te tij, Xhulian Toska. Ndersa te afermit prisnin zhvillimin e seances gjyqesore per vleresim mase, orari eshte ndryshuar disa here dhe makina e policise ka hyre dje ne nje rruge tjeter per ne Gjykaten e Fierit. Burime te policise thane se nuk ka pasur arsye madhore per ndryshimin e orarit, porse ka qene nje vonese e paparashikuar. Seanca eshte zhvilluar me dyer te mbyllura dhe ka zgjatur 30 minuta. Arben Dhano eshte mbrojtur me te njejtat fjale sikurse dhe ne deklaraten e dhene para oficereve te Policise Gjyqesore, ndersa rreth ores 11:00, kreu i trupit gjykues, Pirro Sota ka dhene "arrest me burg" per 30-vjecarin nen akuzen e "vrasjes" dhe "plagosjes se rende".

"Ata deshen te me vrisnin pasi me nxoren nga ahengu ku kisha shkuar dhe une vetem u vetembrojta. Nuk desha t'a vrisja Flogertin, por ai donte te me vriste mua", eshte shprehur 30-vjecari para trupit gjykues kur eshte pyetur. Kurse per shkaqet e konfliktit qe degjeneroi deri ne vrasje ai ka shpjeguar se dy vellezerit Toska donin t'i jepnin me pahir motren e tyre te cilen ai e kishte pasur te dashur.

"Une e doja vajzen, por kur dola nga burgu mesova se ajo kishte shkuar me dajen e saj. I kerkova sqarime dhe nuk m'i dha e ne kete menyre u detyrova te ndahesha. Por familja dhe daja i saj me kercenonin, madje arrita deri ne perplasje, megjithese nuk doja", ka shpjeguar Dhano. Ai ka qendruar i qete gjate gjithe seances dhe mbrohej nga avokati i tij Idajet Cela. Prokurorja Natasha Shallati deklaroi fajtor te dyshuarin edhe ne baze te deklarimeve qe ai ka bere pas arrestimit si dhe provave materiale e deshmive te mbledhura.

Seanca gjyqesore eshte zhvilluar me dyer te mbyllura, nderkohe qe jashte godines se gjykates prisnin familjare te te dyshuarit per krimin e dyfishte. Prokurorja e ceshtjes ka paraqitur versionin e saj, nderkohe qe autori i ngjarjes ka pranuar krimin, duke deklaruar se e ka kryer per vetembrojtje. Ngjarja ndodhi kater dite me pare ne fshatin Pish Poro te Fierit, pas ne perplasje mes te rinjve gjate nje dasme ne ate zone. I dyshuari u arrestua 12 ore me pas ne pyllin afer plazhit, prane grykederdhjes se lumit Vjose. Familjaret e te ndjerit deklaruan se Arben Dhano ishte proceduar edhe me pare per trafik droge dhe tentative vrasje, madje kishte vuajtur denim dhe se ishte i rrezikshem. Ai kishte kerkuar doren e vajzes se vogel te familjes Toska, por i ishte refuzuar dhe ne kete menyre sipas babait te viktimave ai kercenonte dy vellezerit.

Motra: Benin e kercenonin

Nena e te akuzuarit per krimin, Evgjeni Dhano dhe e motra, Luiza, kane qendruar ne pritje jashte godines se Gjykates se Fierit ne kohen kur zhvillohej seanca per mase sigurie. Ato pohuan per gazeten "KJ" se pas daljes nga burgu, Arbeni kishte pasur presione te vazhdueshme prej dajes te se dashures se tij, per t'u martuar me te. "Arbeni dy jave para se te ndodhte ngjarja, i kishte thene dajes se vajzes se; "Kur ta lesh t'i, do ta marre une". Na erdhi keq per Flogertin qe vdiq, na erdhi keq per cfare ndodhi", thote Luiza.

Xh.Beharaj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›