Masakrohet emigranti shqiptar
Krete- Nje emigrant shqiptar qe jetonte dhe punonte ne Krete te Greqise se bashku me familjen e tij eshte gjetur i masakruar dy dite me pare. Ngjarja eshte raportuar ne policine e ketij qyteti nga nje person qe konstatoi trupin e 22 vjecarit Elton Bakiu te hedhur pas nje shkembi ne ishullin grek. Forca te shumta policie mberriten ne vendngjarje, ndersa ekspertet konstatuan se krimi ka qene cnjerezor, pasi viktima ishte masakruar me mjete te forta ne te gjitha pjeset e trupit. Motivet e kesaj ngjarje dhe autoret kane mbetur mister, pasi familjaret kane deshmuar se Eltoni nuk ka pasur probleme apo konflikte gjate koheve te fundit. Policia po heton per nje sherr te momentit, ose nje vrasje per shkak te nje lidhje te mundshme me ndonje vajze ne kete zone. Ky fakt eshte perforcuar edhe nga plaget qe i jane gjetur 22-vjecarit ne organet gjenitale, ndersa goditje fatale ka pasur ne pjeset e kokes apo gjymtyre. Policia greke tha se per krimin mund te jene perdorur arme te ftohta, ose gure, ndersa nuk dha hollesi te metejshme per rrethanat dhe te dyshuarit. Prinderit e shqiptarit kane kerkuar zgjidhjen e kesaj ngjarjeje dhe gjetjen e autoreve, nderkohe qe kane marre kontakte edhe me ambasaden shqiptare ne Athine per terheqjen e trupit nga morgu dhe varrosjen e tij ne Shqiperi.