E Diel, 1 Nëntor 2026

Dy shperthime trondisin Kakomene mister autoret

Sarande/ Serish ne Kakome ka pasur probleme ndersa ende nuk dihet se cilet kane qene autoret e nje veprimi te tille


SARAND - Serish incidente ne Kakome dhe pikerisht mbremjen e se enjtes vone ku dy shperthime te aferta ne kohe me njera-tjetren kane ndodhur prane portes hyrese te kantierit te ndertimit te nje fshati turistik.


Sipas burimeve te firmes private qe merret me ruajtjen dhe sigurine e kantierit ka qene ora 2330 e nates kur ka ndodhur shperthimi i pare e pas pak minutash edhe i dyti. Ne keto shperthime eshte perdorur sasi dinamiti e vendosur ne afersi te dy shtyllave paralel me porten hyrese.


Ndersa eshte thene se ka pasur te shtena armesh te ardhura nga mali ne krah te gjirit te Kakomese pas te cilit ndodhet fshati Nivice. Jane pikerisht banoret e ketij fshati ata qe prej disa vitesh jane ne konflikt me kompanine ndertuese te fshatit turistik duke pretenduar se aty eshte prona e tyre.


Ne fakt konflikti ka qene me qeverine Nano 3 ne kohen e se ciles u dha leja per ndertimin e nje fshati kompanise franceze Klub Med. Me vendim gjyqesor toka e Gjirit te Kakomese u shpall si e shtetit por beteja e banoreve ka vijuar kohe pas kohe dhe se fundi me trajta guerrile.


Per incidentin e mbremjes se te enjtes nuk ka te dhena per deme ne njerez por vetem per deme materiale ne shtyllat e portes hyrese per ne kantier. Nderkohe nga policia ka ardhur vetem njoftimi dhe konfirmimi per incidentin por asnje e dhene tjeter per ndonje te dyshuar apo te ndaluar.


Kjo ngjarje vjen pas asaj te nje muaji me pare pikerisht te 15 gushtit ku rreth 20-30 te rinj sulmuan dhunshem zyrat e personelit te kompanise se ndertimit Riviera qe nderton fshatin turistik si dhe automjetet dhe personeli i kompanise qe merret me ruajtjen dhe sigurine e kantierit duke shkaktuar zjarr ne godina e automjete.


Ngjarja ndodhi rreth ores 1200 te paradites dhe policia zgjodhi te mos reagonte per te mos e acaruar situaten. Ndersa te rinjte disa dhe me fytyre te maskuar u larguan nga deti e nga mali duke lene pas tym e flake.


Edhe prej nje muaji nuk ka asnje te dhene per frymezuezit dhe shkaktaret e ketyre incidenteve. Diten e neserme te ngjarjes policia deklaroi se dosja do ti kalonte prokurorise bashke me te gjitha deshmite e personave te shoqeruar.


Ajo qe ka ndodhur mbremjen vone te se enjtes eshte paralajmeruar ne fakt ditet e fundit nga disa zyrtare te kompanise private security qe po demtohet rende nga sulmet ne Kakome te cilet jane shprehur se nje skenar tjeter po behet gati te realizohet aty qe do te finalizohet me ngritjen e flamurit grek ne Kakome.


Edhe pse kjo e fundit mund te jete emotive fakti eshte se Kakomeja serish eshte trazuar dhe serish nga njerez qe u mbetet mister identiteti. Ndersa policia ende nuk jep te dhena per rezultatet e hetimeve te arrestuar per dy ngjarjet e fundit apo se cilet persona fshihen pas sulmeve ne Kakome.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›