Plagoset rende polici gjate nje operacioni arrestimi

Tirane/ Uniformat blu kishin shkuar per te arrestuar tre hajdute adoleshente qe tentuan te vidhnin nje magazine duro-aluminesh
TIRAN - Shkon per te arrestuar hajdutet por mbetet i plagosur oficeri i Patrulles se Pergjithshme te Komisariatit te Policise Nr.3 Tirane Roland Luzi. Ngjarja e rende ndodhi mbremjen e se enjtes ne rrugen Jordan Misja Tirane. Luzi 32 vjec eshte plagosur rende teksa perpiqej per te arrestuar tre hajdute te cilet po tentonin te vidhnin nje magazine me profil duraluminesh.
Tre hajdutet jane Zhulio N. 17 vjec banues ne rrugen 5 Maji Tirane Zef T. 16 vjec banues ne rugen Jordan Misja Tirane me precedente te meparshem per vepren penale te vjedhjes si dhe Ardit Q. 16 vjec banues ne rrugen Jordan Misja Tirane. Arrestimi i tyre u be rreth ores 0200 te mengjesit.
Oficeri i Patrulles se Pergjithshme te Komisariatit te Policise Nr.3 Tirane eshte cuar menjehere ne Spitalin Ushtarak ku ka marre dhe ndihmen e pare mjekesore por gjendja shendetesore eshte kritike per jeten sepse plaget e marra jane te shumta. Ndaj tre adoleshenteve eshte dhene masa e arrestit per vepren penale vjedhje te pasurise ne bashkepunim. Materialet hetimore te perpiluara ne ngarkim te tyre i kaluan Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane per hetime te metejshme.
Fillojne aplikimet per Shkollen e Policise
Diten e hene nisin aplikimet per ndjekjen e studimeve ne shkollen baze te Policise per Patrulle te Pergjithshme prane te gjitha Drejtorive te Policise ne Qarqe.
Policia e Shtetit ka prezantuar dje formularet dhe kriteret per te gjithe kandidatet e interesuar per te ndjekur kete shkolle ndersa ben te ditur se procesi i aplikimit nis nga data 13 shtator dhe do te vazhdoje deri ne fund te vitit 2010. Sipas njoftimit formularet e aplikimit mund te terhiqen prane strukturave te personelit te cdo Drejtorie Policie ne Qark.
Aplikimi eshte i hapur per te gjithe personat qe duan te ndjekin shkollen baze te policise per Patrulle te Pergjithshme.
Kriteret e domosdoshme qe duhet te permbushe aplikanti per te ndjekur studimet ne Shkollen Baze te Policise per Patrulle te Pergjithshme jane
- Te jete shtetas i Republikes se Shqiperise.
- Te kete zotesi te plote per te vepruar.
- Te jete ne gjendje te mire shendetesore dhe i afte fizikisht per te kryer detyren.
- Te kete mbaruar shkollen e mesme.
- Te jape informacionin e kerkuar ne lidhje me punen e tij te meparshme ose ndonje ceshtje tjeter qe lidhet me pranimin e tij ne sherbimin policor.
- Te mos jete i denuar penalisht me vendim te formes se prere.
- Te kete deshmi te aftesise se drejtimit te automjetit te tipit B.
Te gjithe aplikantet e interesuar do te kene mundesi te marrin informacionin e nevojshem per testim nga strukturat e personelit prane Drejtorive te Policise ne Qarqe. Gjithashtu cdo material i nevojshem per procesin e aplikimit si dhe per fazat e perzgjedhjes se kandidateve do te publikohet dhe ne faqen e internetit te Policise se Shtetit. shte objektiv paresor i Policise se Shtetit te perzgjedhe vetem kandidatet e kualifikuar si me te miret percaktuar nga nje proces i drejte transparent dhe i plote perzgjedhjeje ne menyre qe te permbushe me sukses misionin e saj dhe te siguroje nje sherbim cilesor per qytetaret - thuhet ne deklaraten e policise. M.Pllaha